Deba ėshtė kėngėtar qė shkruan vetė tekset e kėngėve. Ka lindur nė Prishtinė me 31 Janar 1989, me emrin Debatik Dakaj. Shoqėria e thėrret shkurt DEBA, ku lindi dhe pseudonimi artistik. Nė vitin 1992, pėr shkak tė luftės nė Kosovė, Deba dhe familja e tij imigruan nė Gjermani, ku ai vazhdon sot studimet pėr ekonomik dhe ndjek pasionin e tij, muzikėn.
Me muzikėn e tij, Deba ka influencuar me mijėra tė rinj nėpėr botė, tė cilėt e adhurojnė jo vetėm pėr zėrin fenomenal, por edhe pėr trendin e tij tė veēantė, me veshje moderne dhe simpati qė tėrheq femrat. Ndersa meshkujt ndjekin stilin e flokėve dhe modėn e tij me gusto. Deba percjell nje imazh te ri jo vetem te stili RnB i muzikes, por edhe te stili i jetes se perditshme. Deba e vlereson shume origjinen e tij shqiptare dhe ndjen teper krenari per atdheun. Ne konkurimet dhe shfaqjet e talentit qe merr pjese, Deba synon te arrije rezultatet te shkelqyera qe te perfaqsoje lart shqiptaret.
Publiku i Gjermanise e zbuloi Debėn qė nė moshėn 14 vjeēare nė njė Casting Show nė qytetin e tij ku ai u zgjodh ndėr 20 kėngėtarėt mė tė mirė nga 500 pjesėmarrėsit e konkursit. Nė maj 2007 Deba mori pjesė me 1000 artistė tė tjerė te konkursi i famshėm i Gjermanisė i quajtur "Music Nation" ku fituesi merr njė kontratė me shtėpinė e njohur tė muzikės, Universal Music. Deba ishte i dyti nė konkurs dhe shprehet se ky vend ishte njė sukses i madh sidomos pėr njė kėngėtar fillestar shqiptar. Ndėrsa verėn e 2007 Debėn e ftuan tė
marrė pjesė tek Benefiz Koncert, koncerti kundra varfėrisė nė Kosovė, qė u zhvillua nė Skėnderaj me 11 gusht. Organizuar nga Mc Buya (Bujar Hasani) me Drenicaz Lyrical Soldiers (DLS) dhe RSP, koncerti doli me sukses, mbi 3000 veta present. Singli i parė “Like Wooh” e ktheu Debėn nė njė sensacion brėnda nate nė Gjermani dhe SHBA. Kjo kėngė ėshtė realizuar nė bashkėpunim me reperin e talentuar kosovar KAS (Kastriot Preteni), i cili jeton nė Norvegji. Kėnga ka arritur njė sukses tė madh nė YouTube dhe ėshtė shkarkuar mbi 250,000 herė nė internet. Brenda njė viti, Deba u bė i njohur kudo nėpėr botė. Nė portalin muzikor MySpace, Deba ka profilin mė tė vizituar nė Gjermani, mbi 1.5 milion vizitorė dhe mbi 2 milion luajtje tė kėngėve. Ndėrsa nė portalin Netlog, Deba ka mbi 11,000 persona nė listėn e shoqėrisė dhe mbi 130,000 vizitorė. Netlog ėshtė komuniteti social mė i madh nė Europė, si Facebook nė SHBA, ku artisti ka mundėsi tė krijojė shoqėri virtuale nė internet me fansat. Deba ka tėrhequr vėmendjen e fansave dhe artistėve duke kėnduar nė anglisht me muzikė tė stilit RnB, Hip Hop, Pop dhe Oriental Mix.
Pėr 2008-ėn Deba po pėrgatitet tėpėrfundojė albumin e tij tė parė solo, tė lancojė faqen zyrtare tė internetit www.debamusic.com si dhe prodhojė njė videoklip. Nė albumin e ri Deba po bash kėpunon me producentėt Dj Holla, DuJin -Sofine Production TeeAge Beats. Gjithashtu Deba planifikon tė zhvillojė turneun e tij tė parė nė Gjermani nė 2009 nėn drejtimin e manaxherit John Goci, i cili organizoi me sukses kėtė verė turneun e Genta Ismajli nė SHBA dhe Kanada. Nė tė ardhme Deba dėshiron tė prezantojė stilin e vet tė rrobave dhe tė ketė programin e tij televiziv. Kėngė tari shprehet me gjithė krenari se si shqiptar ėshtė i lumtur qė ka arritur kėtė sukses sot dhe i dedikohet ideve tė tij me ambicje, pėrkushtim dhe pėrzemėrsi.
Pėr gazetėn "PrishtinaPress", Deba shpreh mirėnjohje tė madhe pėr fansat, sidomos pėr pėrkrahėsit nė fillim tė karrierės sė tij. "Kam shumė dashamirės qė mė rrinė afėr dhe mė japin vashdimisht pėrkrahje. Sė pari ėshtė motra ime Ermira, familja ime e mrekullueshme si dhe menaxheri im shumė i aftė, z. John Goci nė SHBA. Producentėt me tė cilėt punoj shpesh janė: Dj Holla nga Gjermania, DuJin -
Sofine Production, nga Zvicra dhe producentė tė ndryshėm nga e gjithė bota. Pėr gardarobėn dhe imazhin tim pėrkujdeset tezja ime e pėrsosur Bedrie Maraj.
Shpreh mirėnjohjen time ndaj dy fansave tė mi tė preferuara – Albulenėn nė Gjermani dhe Dorentina nė Norvegji. I pėrshėndes tė gjithė fansat e mi pėr pėrkrahjen qė mė kanė dhėnė deri tani dhe pėr besnikėrinė e tyre qė nuk mė kanė tradhtuar asnjėherė".
E.B.








